Aktuale Më shumë

Nesër rivotim në dy vendvotime në Shavnik

Prej tvteuta15:06, 19 Nëntor 2022

Votimi nesër do të përsëritet në dy vendvotime në Shavnik dhe të drejtë vote kanë 541 votues.

Zgjedhjet lokale do të përsëriten në vendvotimin në ndërtesën e Komunës së Shavnikut, ku të drejtë vote kanë 483 votues dhe në fshatin Krushevicë, ku të drejtë vote kanë 58 votues.

Në ato vendvotime, në katër ciklet e mëparshme zgjedhore, më 23 dhe 30 tetor dhe 6 dhe 13 nëntor, votimi është ndërprerë, pasi disa anëtarë të këshillave të votimit nuk i kanë lejuar votuesit të ushtrojnë të drejtën e votës.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Partia Demokratike e Socialistëve ka njoftuar se do të ngrejë kallëzim penal ndaj organeve kompetente, të cilat janë të detyruara të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nëse nesër përsëriten eksperiencat e javëve të mëparshme.

  • 1

    Radio