Aktuale Më shumë

Nesër protestë për mbrojtjen e Adës së Bunës

Prej tvteuta18:28, 24 Tetor 2020

Një grup qytetarësh dhe admirues të Adës së Bunës do të  organizojnë një tubim protestues ditën e diel më 25 Tetor, për shkak të gjendjes katastrofale në të cilën është kjo zonë, dhe e cila po përkeqësohet çdo ditë. Protesta është organizuar me rastin e raporteve të fundit të mediave se Administrata e Ujrave me Qeverinë e Malit të Zi synon të shesë rërën e nxjerrë nga shtrati i lumit Buna, si dhe pretendimet nga të  “Mirat Detare” se ata investuan fonde të konsiderueshme në infrastrukturë në periudhën e kaluar për ruajtjen e kësaj zone.

“Ne nuk jemi kundër ndërhyrjes për të parandaluar mbylljen e krahut të djathtë, por besojmë se punët që janë duke u kryer duhet të rishikohen urgjentisht,” thanë organizatorët e takimit.

“Për shkak se bregu i Adës po zhduket çdo ditë, dhe grumbujt e rërës rriten gjithnjë e më shumë, jemi të detyruar të organizojmë ë protestë, pasi thirrjet e shumta drejt institucioneve, raportet dhe shkrimet në media nuk dhanë fryt”, thuet në deklaratën e organizatorëve dërguar TV Teuta.

  • 1

    Radio