Sporti Më shumë

Nesër , “Peshkaqenët” kundër Sllovakisë

Prej tvteuta20:27, 30 Gusht 2022

Kombëtarja e vaterpolos së Malit të Zi do të luajë nesër kundër Sllovakisë në xhiron e dytë të grupit A të Kampionatit Evropian në Split.

Në startin e kampionatit vaterpolistët malazezë mposhtën dje Gjeorgjinë me rezultat 14:11, ndërsa Sllovakia u mposht bindshëm nga Italia 21:9.

Kapiteni Marko Petkoviq tha se nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin, por mendon se kombëtarja malazeze është më cilësore. Duhet ta tregojmë në pishinë dhe ta përdorim lojën për të ngritur lojën tonë dhe për t’u përgatitur për ndeshjen vendimtare në grup kundër Italisë”, tha Petkovic.

Debutuesi në skuadrën malazeze, Jovan Vujoviq, pret fitore ndaj Sllovakisë, duke thënë se me siguri nuk do të relaksohet. “Kjo është një garë e madhe, të gjithë po luftojnë për një medalje. Ne kemi ardhur me qëllim që të fitojmë një medalje të artë, nuk duam asgjë më pak se kaq,” tha Vujovic.

  • 1

    Radio