Aktuale Më shumë

Nesër pasagjerët duhet të jenë më heret në aeroport

Prej tvteuta15:36, 3 Shtator 2022

Aeroporti i Podgoricës ftoi të gjithë pasagjerët që kanë një fluturim nisjeje nesër nga ora 11 deri në 12 të jenë më herët në ndërtesën e terminalit.

“Arsyeja e këtij apeli është bllokimi i trafikut në periudhën e përcaktuar në rrethrrotullim, i cili ndër të tjera të çon në aeroport”, njofton Aeroporti.

Komiteti “Për shpëtimin e Zetës” ka paralajmëruar bllokadë të re të rrethrrotullimit drejt Aeroportit për datën 4 shtator nga ora 11 deri në orën 12:00.

“Protesta organizohet për shkak të kërcënimit të territorit të Komunës së Zetës, si dhe për shkak të paralajmërimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Botun”, thanë organizatorët.

  • 1

    Radio