Nesër nënshkruhet vendimi për shpalljen e Kripores park natyror
Prej tvteuta11 July 2019
Ditën e nesërme më 12 korrik në ora 10.00, në ambientet e Komunës së Ulqinit do të organizohet në mënyrë solemne nënshkrimi i vendimit për shpalljen e Kripores së Ulqinit park natyror. Siç njoftojnë nga komuna, në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësuesit e pushtetit lokal, këshilltarët e Kuvendit Komunal, përfëqsuesit e ambasadave të vendeve mike dhe Ministrisë së turzimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.