Kulturë Më shumë

NESER NE KALA SHENOHET DITA NDERKOMBETARE E MUZEVE

Prej tvteuta21:52, 15 Maj 2016

Dita Ndërkombëtare e Muzeve zhvillohet çdo vit më 18 Maj në të gjithë botën.Kjo ditë është krijuar nga ICOM, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 37 vitesh.Kjo është një ditë e shënuar për të gjitha vendet me tradita të vyera kulturore ku gjatë kësaj dite kulmohet me aktivitete të ndryshme.Edhe muzeu I Ulqinit është në përgatitje e sipër për të përfaqësuar si duhet këtë datë të rëndësishme.Përgjegjësi I muzeut Gazmend Kovaci shprehet për televizionin Teuta se aktivitetet në kuadër të evenimentit  “Manifestimi I Muzeut” do të jenë të shumta para dhe pas kësaj date,duke zgjatur deri në 3 javë.Dita e parë e fillimit do të jetë 16 Maji.

Kovaci tregon se gjatë këtyre ditëve do të jenë të pranishëm shumë krijues nga Ulqini.

Sic e tha edhe përgjegjësi I muzeut të Ulqinit Gazmend Kovaci,pjesë e këtyre aktiviteteve do të jetë edhe ekspozita personale e piktores ulqinake Halida Shllaku e cila do të sjell një ekspozitë të vecantë me punime në folje.Ajo vjen për herë të parë me një ekspozitë në qytetin e saj të lindjes. Në këtë ekspozitë do të prezantohen 52 punime në folje që vinë të punuara enkas për këtë prezantim në Muzeun e Ulqinit.

Evenimenti “Manifestimi I muzeut” do të ketë një program të gjerë,pasi do të jetë përurimi I guidës së muzeut dhe galerisë së arteve,pasurimi I koleksionit të galerisë,arkeologjisë dhe etnografisë,prezantimi I trashëgëmisë kulturore etj.Data 18 Maj do të kulmojë me të ftuar të ndryshëm,sic janë  zyrtarët e personalitetet e fushave të ndryshme të artit dhe jo vetëm.

Afro 35,000 muze të shpërndara në 135 vende të botës nga të pesë kontinentet,Amerikë, Afrikë, Azi, Europë, Australi,do te përfshihen në aktivitete të ndryshme për të përkujtuar 18 Majin.Çdo vit Dita Ndërkombëtare e Muzeve manifestohet me një temë të caktuar.

 

 

  • 1

    Radio