Nesër ndërprerje e energjisë elektrike në lagjen Meteriz
Prej tvteuta3 November 2015
Për shkak të punimeve në nënstacionin Meterizi 2, nesër prej orës 09.00 deri në ora 16.00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit që furnizohen nga ky nënstacion, lajmërojne nga EEMZ. Pa energji elektrike do të jenë një pjesë e Meterizit: Belvederi, Brajici, rr.8 dhe ndërtesat ushtarake.