Sociale

Sociale Më shumë

Nesër mbledhja e Kuvendit Komunal(lexoni pikat e rendit të ditës)

Prej tvteuta15 February 2016

Ashtu edhe siç është njoftuar nga kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, për nesër në ora 11.00  është planifikuar mbajtja e bledhjes së dytë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Në rend të ditës para këshilltarëve do të ndodhen një sërë pikash sic vijon:

  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
  2. Propozim Vendimi për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2016,
  3. Propozim Vendimi për tatimin në patundshmëri,
  4. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin Limani 1 në Ulqin,
  5. Propozim Vendimi për nxjerrjen e PDU për lokalitetin “Kodra 1” në Ulqin,
  6. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet për parcelat e caktuara urbanistike e kadastrave në PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Rana” në Ulqin,
  7. Propozim Vendimi për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike e kadastrave në vëllimin e PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” në Ulqin,
  8. Propozim Vendimi për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike e kadastrave në vëllimin e PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 2” në Ulqin,
  9. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet për parcelat e caktuara urbanistike e kadastrave në PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin Meterizi 1 në Ulqin,
  10. Propozim Vendimi për nxjerrjen e Ndryshimeve dhe plotësimeve të PDU “Fusha e Ulqinit” në kuadër të zonës B, nënzona 7 dhe 9 për parcelat urbanistike: nr. 50, 51, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 të bulevardit prej tek udhëkryqi tek NP Ujësjellësi e kanalizimi deri te ura e re në Port Milenë dhe në kuadër të zonës B, nënzona 3 për parcelat urbanistike nr. 9, 10, 11 dhe 12 në Ulqin
  11. Propozimi I Planit të objekteve të përkohshme për vitin 2016 dhe
  12. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për emërimin e kryeadministratorit të Komunës së Ulqinit.
Mbledhja do të mbahet, më 16 (e martë), 02. 2016, me fillim në orën 11,00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës, kurse transmetimin mund ta përcjellni drejtpërdrejtë në TV Teuta.