Nesër mbledhja e Kuvendit Komunal
Prej tvteuta13:30, 26 Prill 2016
Mbledhja e kuvendit komunal të Ulqinit do të mbahet nesër në orën 11:00. Në rend të ditës janë parashikuar 29 pika të cilat pritet të aprovohen gjatë ditës së nesërme nga këshilltarët e kuvendit. Kryetari I Kuvendit Loro Nrekiq për televizonin Teuta, thotë se rëndësi të madhe ka sidomos pika për propozimin e planit strategjik të komunës së Ulqinit për periudhën 2016 -2020, programi i rregullimit të hapësirës për vitin 2016, propozim vendimi për objektet ndihmëse etj.
Nrekiq tregon se i ka bërë ftesë të gjithë këshilltarëve për të qënë të pranishëm në këtë seancë të Kuvendit.
Seanca e radhës e kuvendit komunal të Ulqinit do të mbahet brenda periudhës kohore deri me 20 Maj, ku do të jenë edhe katër plane të tjera që presin per tu shqyrtuar .