Sociale Më shumë

Nesër fillon vaksinimi masiv. Qytetarët do të mund të zgjedhin

Prej tvteuta18:35, 3 Maj 2021

Vaksinimi masiv do të fillojë nesër në 140 pika  në të gjithë qytetet e Malit të Zi, , njoftoi Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq. Siç sqaroi ajo, qytetarët do të jenë në gjendje të zgjedhin midis vaksinave që janë në dispozicion në atë moment, ndërsa atyre që vuajnë nga disa sëmundje do t’u rekomandohet vaksina nga mjeku i zgjedhur. Pasi vizitoi qendrën kryesore Covid në Podgoricë, e cila filloi punën dy ditë më parë, ministrja tha se pacientët tani mund të kryejnë testime, ekzaminime dhe diagnostikime në një vend, i cili do të shmangë turmat dhe pritjet.

Nuk do të ketë vonesa në vaksinimin masiv. Çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet do të jetë në gjendje ta bëjë këtë kur të dëshirojë në pikën e vaksinimit në komunën e tij. Ato që duan mund të regjistrohen edhe përmes faqes zyrtare në internet.” – tha Borovinq Bojoviq.

Momentalisht në Mal të Zi kanë në përdorim janë vaksinat kineze Sinofarm dhe Astra Zeneka, kurse në ditët në vazhdim pritet të vijnë edhe vaksinat ruse Sputnjik V dhe ato nga kompania Pfizet/Biontech.

  • 1

    Radio