Nesër fillon Panairi ndërkombëtar i librit

Prej tvteuta16:48, 8 Gusht 2016

Panairi ndërkombëtar i librit në Ulqin do të fillojë nesër me 9 gusht me fillim në ora 21.00h në shetitoren e Plazhit të Vogël. Në këtë manifestim që tashmë është bërë tradicional dhe që po mbahet për herë të 16, do të marrin pjesë mbi 35 ekpozues nga vendi dhe rajoni, të cilët do të shpalosin mbi 30.000 tituj të ndryshëm.

Me këtë manifestim që është bërë ngjarje kulturore për vendin tonë, Ulqini ka konfirmuar qëndrueshmërinë në libër ndërsa forca që sjell libri është dija, bashkëpunimi, kultura dhe toleranca. Në hapje do të marrë pjesë kryetari i Komunës z.Nazif Cungu dhe drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit z. Fuad Haxhibeti dhe ky manifestim do te organizohet nen patronatin e Komunës se Ulqinit, Qendrës per Kulture dhe Organizatës Turistike.

  • 1

    Radio