Politikë

Aktuale Më shumë

“Nëse vërtetohet se dikush nga Ministria ka marrë ryshfet, do të ndiqet penalisht”

Prej tvteuta12 April 2024

Nëse gjenden prova se dikush nga Ministria ka pranuar ryshfet në mënyrë të paligjshme, ata do të ndiqen penalisht dhe do të shkarkohen, tha në një konferencë për media ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore Janko Odoviq. Ai thotë se nuk do të lejojë t’i vendosen etiketa se është i korruptuar, sepse nuk është kthyer në Mal të Zi për të luajtur me idenë e kryeministrit Millojko Spajiq. “Nuk dua që emri im dhe i familjes sime të përmendet në kontekstin e ndonjë korrupsioni dhe për këtë ministria jonë do të jetë sa më transparente për të parandaluar çdo dyshim për ligjshmërinë e punës”, tha ai. Ai tha se plani hapësinor për Malin e Zi dhe planet hapësinore për komunat po punohet me shpejtësi. “Nëse çdo gjë shkon sipas planit, brenda dy muajsh do të miratohet PUP e Podgoricës, qëllimi është që i gjithë Mali i Zi të mbulohet me planet dhe të mos punohet ilegalisht sepse nuk ka dokumentacion hapësinor. Të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë, nuk do të bëhet me qejf, as sipas dajave”, ka thënë Odoviq.