Sociale Më shumë

Nëntë mikro-lokacione në Ulqin me pamje të re

Prej tvteuta16:48, 15 Prill 2020

Shërbimi i Arkitetit të Komunës së Ulqinit, ka shpallur thirrjen “Micro 030” për rregullimin e nënto mikro-lokacioneve në qytetin tonë. Arkitekti i qytetit, Aleksandër Daboviq, u bëri thirrje të gjithë arkitektëve që të japin kontributin e tyre për të rregulluar këto lokacione në Plazh të Vogël, Pyllin e Pishave, dhe në qendër të qytetit. “Ky projekt është i menduar si një lëvizje e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ruajtjen e pasurisë shoqërore dhe për të dhënë kontribut në zhvillimin e komunitetit lokal.”, tha ndër të tjera Daboviq. Projekti do të kryhet në tri faza dhe të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë , informacionet e duhura mund ti gjejnë në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit,në faqen e Arkitetkit të qytetit në Facebook, apo nëpërmjet numrit të telefonit të këtij shërbimi.

  • 1

    Radio