Aktuale Më shumë

Nënshkruhet memorandumi me grupin Al Shiddi. Në plan valorizimi i Mavrianit

Prej tvteuta17:35, 2 Gusht 2023

Kryeministri Dritan Abazoviq nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë, Komunës së Ulqinit dhe Al Shidi Group për mundësinë e zhvillimit të kompleksit turistik në kodrën e Mavrijanit në Ulqin.  Qëllimi, tha ai, është që komunat e Tivarit dhe Ulqinit të valorizojnë lokalitetet e tyre dhe të happen vende të reja pune.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për partnerë të shumtë nga grupi Ali Shidi. Të gjithë ata që duan të bëjnë biznes të ndershëm janë më se të mirëpritur në Mal të Zi. Pres me padurim biznesmenë të suksesshëm që shohin një shans në zhvillimin e vendit tonë”, tha kryeministri pas nënshkrimit të memorandumit.  Ai ndër të tjera tha se me këtë Mali i Zi do të fitojë një resort prestigjioz që do të ketë disa përmbajtje të natyrës turistike dhe komerciale.

“Ideja është që Mavrijani të jetë një qytet i ri i vogël. Besoj se ky është një grup serioz, me referencat e nevojshme për një projekt si ky. Ai hap një mundësi biznesi për kompani të tjera nga Arabia Saudite, si dhe vende të tjera. “, theksoi Abazoviq.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, bëri të ditur se sot asaj komune po i hapet një perspektivë tjetër.

“Jam i sigurt se do të kemi një nga investimet më të mëdha në kodrën e Mavrijanit, ndoshta edhe më të madh se Portonovi dhe Porto Montenegro. Po ashtu jam i sigurt se çdo investitor që ka mundësi të investojë do ta bëjë në mënyrën e duhur. ”, tha  Bajraktari.

Kryetar i grupit, Suleiman Al Shidi, theksoi se është i lumtur që sot është në Podgoricë dhe kujtoi se ky grup ka qenë prezent në rajon për 15 vjet.  “Dua të falënderoj Qeverinë e Malit të Zi që na dha mundësinë të realizojmë një investim të madh në Mavrijan”, tha Al Shidi i cili po ashtu falënderoi edhe ministrin e Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimoviq. Ai shtoi se kjo është një mundësi e madhe për investitorët arabë në territorin e Malit të Zi.

  • 1

    Radio