Nënshkruhet marrëveshja për restaurimin e Hamamit
Prej tvteuta17:10, 26 Janar 2016

Sot mes agjensisë turke Tika e cila kujdeset për trashigiminë islame në rajonin tonë,ministrisë së kulturës përmes drejtorisë për ruajtjen e monumenteve kulturore,komunës së Ulqinit dhe bashkësisë islame u nënshkrua protokoll marrëveshja për restaurimin e Hamamit i cili është një objekt historik për qytetin e Ulqinit.
Të pranishëm për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ishin,koordinatori i agjensisë Tika Mustafa Yazici, Anastazia Miranoviq nga ministria e kuluturës së Malit te Zi, Gazmend Dollaku në emër të bashkësisë islame, si dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Anastazia Miranoviq u shpreh për tv Teuta se ky protokoll është një ngjarje e rëndësishme për kulturën e Malit të zi sepse do të bëhet rivitalizimi I një objekti me shumë vlera historike.
Komuna e Ulqinit ishte partner në këtë marrëveshje duke mbështetur projekte të tilla në të mirë të turizmit.Gjithashtu edhe krye imami i bashkësisë islame Ulqin Ali Bardhi e vlerësoj si mjaft pozitive këtë marrëveshje jo vetëm për kulturën qindra vjecare të qytetit por edhe si një prespektivë për turizmin kulturor duke rikthyer një vepër të së kaluarës.Ky objekt ishte drejt shkatërrimit të tij dhe kjo ndërhyrje ishte mëse e domosdoshme për të ruajtur një monument kulture të pazëvendësueshëm për trashëgiminë islame të Ulqinit.