Nënshkruhet marrëveshja për kërkimin e naftës

Prej tvteuta09:57, 15 Shtator 2016

Dje qeveria e Malit të Zi ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë italo-ruse ENI-NOVATEK, për kërkimin e naftës në bregdetin e Malit të Zi, gjegjësisht 4 blloqet e kërkimit në territorin e Komunës së Ulqinit.

Në emër të qeverisë marrëveshja u nënshkrua nga ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, kurse nga kompania italo-ruse Karlo Vito Ruso dhe Andrej Popov. Nga qeveria kjo marrëveshje është cilësuar si një mundësi e mirë për fillimin e një periudhe të re në industrializimin e vendit dhe shfrytëzimin e potencialeve energjetike. Megjithatë, nga sektori joqeveritar ka pasur akuza të shumta në lidhje me marrëveshjen , sipas të cilave ajo shkon në dëm të interesave të qytetarëve dhe zhvillimit të turizimit si degë primare e ekonomisës ë vendit.

Ato gjithashtu kanë potencuar mosbesueshmërinë në vetë kompaninë italo-ruse, ku në vitin e fundit nga platformat e saj ka pasur 450 rrjedhje të regjistruara të naftës. Nga Qeveria i kanë hedhur poshtë konstatimet OJQ-ve, duke deklaruar se kërkimi i naftës nuk ka pasur pasoja për turizimin as në Itali e as në Greqi.

  • 1

    Radio