Nënshkruhet kontrata e ujësjellësit

Prej tvteuta10:44, 19 Dhjetor 2015

Ndërmarrja publike Ujësjellës  Kanalizime gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshjen me përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim,Ministrisë për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe Vodakomit, për blerjen e pajisjeve qe praktikisht ka filluar realizimi i projektit të rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga kredia e bankës gjermane KfW me vlerë rreth 20 milion euro.

Drejtori ekzekutiv i Vodakomit Boris Vukoviq  theksoi se Ulqini për tre vitet e ardhshme do të ketë furnizim shumë më të mirë me ujë, si dhe zgjidhje per  mënyrën derdhjes të ujërave të zeza.

  • 1

    Radio