NËNSHKRUAJNË ANEKSMARRËVESHJE

Prej tvteuta10:04, 9 Korrik 2015

Lideri I Partisë Demokratike të Socialistëve,Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike,Nazif Cungu, kanë nënshkruar në Podgoricë Aneksin e marrëveshjes së koalicionit i cili parasheh implementimin e normave ligjore për pjesmarrjen e pakicës shqiptare në qeverisje.Gjithashtu kjo marrëveshje parasheh edhe zgjidhjen e një numri të konsiderueshëm çështjes së pazgjidhura të popullatës shqiptare në Mal të Zi.Gjukanoviq dhe Cungu u shprehen të kënaqur me arritjen e marrëveshjes si dhe me avancimin e bashkëpunimit në mes antarëve të koalicionit.Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë edhe përfaqsuesit tjerë të partive të koalicionit, kryetari i Partisë Boshnjake Rafet Husoviq, kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate Maria Vuçinoviq si dhe nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu.

  • 1

    Radio