Sociale Më shumë

Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi –viziton Ulqinin

Prej tvteuta16:25, 18 Gusht 2016

Në Ulqin  qëndroi për vizitë zyrtare nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi  z.Millorad Vujoviq. Ai u prit nga kryetari I komunës z.Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij . Edhe pse   kjo  vizitë  u realizua me ftesë  të Këshillit  për kthimin e drejtë të pronave,  me qëllim të  informimit të hollësishëm  rreth  problemeve  per kthimin e pasurisë  ish pronarëve në Valdanos,  në takim u  prekën dhe çështje të tjera me interes të veçantë për Komunën e Ulqinit.

Nënkryetari Vujoviq, vlerësoi se koalicionin e gjerë  në Ulqinin  mund  të shërbejë  si model  edhe në qytete e tjerë në Mal të Zi . Ai u shpreh se  të gjithë subjektet politike dhe sektori civil  duhet të  japin ndihmesën e tyre me qellim që  Ligji për  restitucion të gjendet persëri në Kuvendin e Malit  të Zi , dhe të ofrojë një zgjidhje  e cila do të ishte në interes  të të gjitha  palëve.

Në takim  u fol edhe për Planin hapsinor  që po përgatitet nga ana e Ministrisë  së zhvillimit të qëndrueshëm  dhe  ketu kryetari Cungu u tregua mjaft i prerë, duke nenvizuar se ai duhet të jetë i gatshëm sa më pare, në  të  kundërtën   mund të vij deri tek ndërprerja e kontratës për  mospërmbushje të detyrimeve. Më pas nënkryetari I qeverisë I shoqëruar nga zyrtarët e Komunës vizituan ullishten e Valdanosit.

Sa i  përket këtij problemi,  kryetari Cungu  edhe njëherë  ripërseriti qendrimin e tij,  respektivisht përfindimet e qarta të Kuvendit të Ulqinit, se  ullishta duhet ti rikthehet ish pronarëve, të  shëndrrohet në një park  natyror dhe çdo gjë duhet të jetë e valorizuar dhe e kontrolluar sa i përket  investimeve.

  • 1

    Radio