Kulturë Më shumë

Neki Emra fitues i “Netëve të klipit shqiptar”

Prej tvteuta11:33, 13 Qershor 2015

Është zhvilluar edicioni I 14 I netëve të klipit shqipëtar kësaj radhe në Ulqin ,duke e mbyllur një maratonë të gjatë të transmetimeve të përjavshme 3 mujore të prezantimit të videoklipeve me këtë natë gala, e cila nisi me pritjen në tapetin e kuq pranë qendrës për kulturë për të vijuar në brendësi të saj me spektaklin e madh. Ky spektakel pati një pjesmarrje të gjërë të videoklipeve konkurente ku këngëtarët më të mirë të të gjitha trojeve shqipëtare ishin të pranishëm si Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ingrid Gjoni, Mihrije Braha, Elton Deda, Orinda Huta, Hueda El Sayed, Anxhela Peristeri, Dejvis Xherahu etj. Eli Fara mori çmimin si interpretuesja më e mirë femër në videoklip, Endri dhe Stefi interpretuesi më i mirë mashkull, regjia më e mirë shkoj për grupin nga Tetova Elita 5 për këngën Më fal, grupi më i mirë në videoklip u shpall Burn, videoja më e mirë rock Flaka Krelani, video për muzikën më të mirë qytetare Dejvis Xherahu. Fitues i kësaj nate u shpall Neki Emra me këngën Pa ty si videoklipi më I mirë në të gjithë komponentët, gjithashtu u vleresua dhe me çmimin e publikut duke marrë me vehte dy çmimet kryesore të netëve të klipit shqipëtar. Ky spektakël zgjati më shumë se 2 orë duke sjellë një natë ndryshe edhe për të gjithë artdashësit e muzikës në Ulqin.

  • 1

    Radio