Aktuale Më shumë

Në zgjedhjet e nesërme presidencialë të drejtë vote kanë 225 milionë amerikanë

Prej tvteuta16:27, 7 Nëntor 2016

Zgjedhjet presidenciale amerikane mbahen çdo katër vjet të martën.Votohet në një rreth veçmas në secilin prej 50 shteteve federale amerikane dhe qytetin Uashington.

Fitorja në ndonjë vend cakton si do të votojnë anëtarët e kolegjiumit zgjedhor, organ i cili më pas do të zgjedh presidentin e ardhshëm të SHBA-së.Kolegjiumi zgjedhor ka  538 anëtarë, Shtetet federale në kolegjiumin zgjedhor janë përfaqësuar në mënyrë proporcionale me numrin e banorëve. Kalifornia, si shtet amerikan me numër më të madh të banorëve, ka më shumë votues (55), ndërsa pas saj janë Teksasi (38), Nju-Jorku dhe Florida (29).

Anëtarët e kolegjiumit zgjedhor e zgjedhin presidentin dhe zëvendëspresidentin më 19 dhjetor, por kjo është vetëm formalitet.Fiton kandidati i cili do të fitojë 270 elektorë, shumicë absolute prej 538.Sistemi “fituesi merr gjithçka” prakitikisht kandidatëve të partive të treta u pamundëson të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë.

  • 1

    Radio