Sociale Më shumë

Në vitin e kaluar gjyqet malazeze ishin më efikase

Prej tvteuta18:17, 5 Prill 2016

Gjyqet malazeze në vitin e kaluar ishin shumë më të kujdesshme dhe më azhure, thuhet në raportin e Këshillit gjyqësor, në të cilin konstatohet se në fund të vitit 2015 kanë mbetur edhe 33 mijë e 414 lëndë të pazgjidhura, që në krahasim me fundin e vitit të kaluar ishin 2 mijë e 283 lëndë më pak, respektivisht 6,39 për qind. Në zgjidhjen e lëndëve të vjetra me më shumë se tre vjet, në krahasim me vitin e kaluar numri i lëndëve të pa zgjidhura është zvogëluar për 23,6 për qind. Po ashtu në raport thuhet se në vitin 2015 është vërejt rritja e kualitetit të punës së gjyqeve në krahasim me vitin e kaluar, kur përqindja e vendimeve të shfuqizuara ka qenë 22,86 për qind.

  • 1

    Radio