Aktuale Më shumë

Në Valdanos nuk do të ketë objekte të përkohëshme

Prej tvteuta09:24, 30 Gusht 2022

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit ka njoftuar se ka miratuar Ndryshimet dhe Plotësimet në Programin e Objekteve të Përkohshme në zonën e të “Mirave Detare” 2019-2023, me të cilat janë hequr objektet e përkohshme të planifikuara në Valdanos.

Në njoftimin për media, ministria thekson se objektet në fjalë janë ato për të cilat Qeveria e 42-të ka marrë vendim në fund të mandatit. “Me atë vendim ishte planifikuar të ngriheshin 3 kampe automjetesh, 3 objekte hoteliere, 2 objekte për tregti dhe shërbime si dhe një parking. Tani formalisht e kemi hequr bazën për ndërtimin e objekteve të përkohshme,” thuhet në njoftim. Ministria, shtojnë ata, mbështet edhe nismën për ta bërë Valdanosin zonë të mbrojtur.

“Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e ka përcjellë Studimin Mbrojtës në drejtim të Komunës së Ulqinit. Besojmë se Komuna do ta miratojë dhe se Valdanosi do të jetë zonë e mbrojtur”, përfundon njoftimi.

  • 1

    Radio