Në Ulqin pushojnë 40.715 turistë. Më shumë se në Budva
Prej tvteuta18 August 2022

Në Ulqin janë duke qëndruar 40.715 turistë të regjistruar, pjesa e dërrmuese e të cilëve, apo 40.157,janë të huaj, tregojnë të dhënat e Organizatës Turisitke të qytetit. Në hotele po qëndrojnë 6.907 turistë, në kampe 670, në pushimore 265, ndërsa 32.873 janë në akomodim privat. Këto shifra megjithatë nuk janë reale, pasi numri i turistëve, edhe pse duket se ka pasur rëne ditët e fundit, vazhdon të jetë shumë më i lartë se statistika zyrtare. Ndërkohë në Budva, sipas të dhënave të organizatës lokale, aktualisht janë duke pushuar pak më shumë se 37.000 turistë.