Në Ulqin koalicion i gjërë

Prej tvteuta15:44, 5 Mars 2016

Në Ulqin së shpejti priten ndryshime në formimin e pushtetit aktual, ku siç mësohet , do të marrin pjesë të gjitha partitë shqiptare dhe Partia Demokratike e Socialistëve.

Bisedimet për përcaktimin e posteve në pushtetin e ardhshëm janë në vijim , dhe çdo gjë do të bëhet e ditur në fillim të javës ës ardhshme. Oferta e Partisë Demokratike të Socialistëve për koalicion të gjërë ka kohë që përmendet nëpër media, dhe është vërtetuar për televizionin Teuta edhe nga përfaqsuesit e kësaj partie në Ulqin, por pa deklarata konkrete se cilës parti do ti takojnë postet më të rëndësishëm, ai i kryetarit të Kuvendit dhe të Komunës.

Edhe pse mediat spekullojnë për emra të ndryshëm, deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe çdo gjë pritet të vërtetohet në ditët në vijim.

  • 1

    Radio