Sociale Më shumë

Në Ulqin filloi “Dhjetori i ëmbël ”, do ketë muzikë dhe bazar për vizitorë

Prej tvteuta10:44, 17 Dhjetor 2022

Në Ulqin nga data 15 dhjetor deri më 10 janar organizohet manifestimi “Sweet December”.

Emrat e tingullit muzikor, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën malazeze -, Ledri Vula, Klajdi, Alban Skenderaj, Sergej Qetkoviq, Sevdah baby, Marko Luis – janë vetëm disa nga yjet që do të argëtojnë vizitorët në Ulqin gjatë “Dhjetorit të ëmbël”.

Rana do të jetë vend grumbullimi, ku do të zhvillohet Bazari i Vitit të Ri.

Përveç këngëtarëve të njohur, në program do të marrin pjesë edhe artistët vendas, ndërsa për më të vegjlit do të organizohet edhe program për fëmijë.

Poashtu në shërbim do jenë edhe shtëpizat të siguruara nga OT Ulqini, ku sipërmarësit do kenë mundësi ti ofrojnë shërbimet e tyre.

  • 1

    Radio