Politikë Më shumë

Në Ulqin deri ne ora 9.00 kane votuar 8%, të drejtë vote kane 20,376 votues

Prej tvteuta10:05, 30 Gusht 2020

Në Mal të Zi sot mbahen  zgjedhjet parlamentare respektivisht edhe ato lokale në disa qytete.  Sipas Komisionit Zgjedhor i Shtetit    të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 540 mijë e 26 zgjedhës. Do të votohet për 6 koalicione dhe 5 parti politike. Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor Komunal ,Sulejman Guçi të gjithë vendvotimet janë hapur me kohë. Janë vërejtur disa parregullsi,të cilat janë menjanuar menjëherë.Bëhet fjalë për bilbordet promovuese partiake të cilat kanë qenë në afërsi të vendvotimeve . Sa I përket votimeve me letër nëpër shtëpia ata sipas Guçit duhet të përfundojnë deri në ora 11. Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 20. Votuesit mbajnë maskat ,respektojnë distancën me rekomandim të Trupit Nacional Koordinues për sëmundje infektive.

Ne Komunen e Ulqinit deri ne ora 9.00 kane votuar 1678 persona, ose 8 perqind e votuesve, kurse ne tere teritorin e Malit te Zi kane votuar 14,7 perqind e votuesve. Ne krahasim me zgjedhjet e kaluara dalja eshte dyfish me e madhe.

  • 1

    Radio