Në Tuz janë hapur të gjithë vendvotimet
Prej tvteuta30 August 2020

Procesi i votimit në Tuz është duke vijuar në atmosferë të qetë, ka pasur vështirësi në një vendvotim për shkak të problemeve teknike. Në regjistrin e zgjedhjeve në komunën e Tuzit janë të regjistruar 12142 votues, ndërsa vendvotime janë 30. Secili vendvotim është duke respektuar dhe masat mbrojtëse të sjellura nga Trupi Koordinues Nacional, deklaron kryetari KKZ Tuz, Edmond Ujkaj.