Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit
Prej tvteuta3 June 2024

Në datat 3 deri më 5 qershor në Tiranë mbahet edicioni i 15-të i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit. Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.Ky është forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën. Tema qendrore e kësaj Konference është “Fuqizimi i individëve nëpërmjet aksesit në informacion, sigurimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në një botë të ndërlidhur”. Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 200 përfaqësues të shteteve/ juridiksioneve anëtare apo vëzhguese të ICIC nga të gjitha kontinentet, nga organizatat ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, UNESCO, Banka Botërore dhe OECD, nga bota akademike, shoqëria civile apo media, vendas dhe të huaj.