Në Shkollën e Muzikës vende të lira pune
Prej tvteuta10:36, 29 Tetor 2016
Në Shkollën Fillore të Muzikës në komunën e Ulqinit për vitin akademik 2016/2017  janë regjistruar 40 nxënës. Numri i përgjithshëm i nxënësve është 223, deklaron për Televizionin Teuta drejtori i shkollës Jusuf Lika. Interesimi më i madh mbetet në instrumentin e pianos dhe kitarës, mirëpo kjo shkollë ofron edhe lëminë e  solokëndimit, fizarmonikës, violinës, flautës dhe ritmikës. Edhe gjatë këtij viti nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle do të marrin pjesë në gara  dhe do të organizojnë koncerte.
Drejtori Lika përmes Televizionit Teuta u drejtohet të rinjëve që të ndjekin ëndrrën e tyre në muzikë, pasi edhe vetë kjo shkollë ofronë punësim në këtë drejtim. Për momentin mungojnë kuadro në lëminë e kitarës, ku janë të lira tre vende pune.