Aktuale Më shumë

Në Shavnik përsëri u anuluan zgjedhjet në të dyja vendvotimet

Prej tvteuta09:07, 14 Nëntor 2022

Në Shavnik dhe të dielën e katërt me radhë, e njëjta pamje. Votimi është ndërprerë rreth orës 18:00 dhe janë anuluar zgjedhjet në të dy vendvotime, në sallën e Kuvendit Komunal dhe në fshatin Krushevicë.
Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Shavnik, Dushan Radanoviq, tha se deri në orën 18:00 nuk ka pasur parregullsi. Ai tha se në ora 18:00 nga kryetari i komisionit të votimit në vendvotimin numër 1 në Sallen e Kuvendit Komunal në Shavnik dhe në vendvotimin 14 në Krushevicë janë njoftuar se votimi është ndërprerë.
“Arsyet tashmë dihen, anëtarët e komisionit zgjedhor nuk i kanë mundësuar votuesit të ushtrojë të drejtën e votës të garantuar me Kushtetutë dhe ligj”, ka thënë Radanoviq për agjencinë Mina.
I pyetur se çfarë do të bëhet në vazhdim, Radanoviq tha se procedura është e qartë.
“Ne jemi të obliguar me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, i kemi anuluar zgjedhjet në këto dy vendvotime, ndoshta do t’i caktojmë për të dielën”, ka thënë Radanoviq.
Ai ka treguar se Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve parasheh që rizgjedhjet të mbahen jo më vonë se shtatë ditë pas datës së anulimit.
Deri në orën 17:00, 330 votues kishin votuar në qendrat e votimit në Shavnik dhe Krushevicë, nga 541 që kishin të drejtë vote.

  • 1

    Radio