Sociale Më shumë

Në SH.F “Bedri Elezaga” mësimi fillon me 15 shtator

Prej tvteuta16:10, 8 Shtator 2016

Për shkak të punimeve në rikonstruktimin e plotë të objektit shkollorë “Bedri Elezaga” në Katërkollë fillimi i viti të ri akademik 2016 – 2017 do të filloj nga data 12 gjegjësisht 15  shtator  pas festës së Kurban Bajramit, deklaroi për Televizionin Teuta drejtori i kësaj shkolle Alim Jahaj. Procesi mësimorë do të zhvillohet i rregullt dhe pa pengesa pasi kabinetet do të jenë të gatshme që të presin nxënësit. Nga punimet kanë arritur që deri tani të bëhët shtrimi i kabineteve, vendosja e dritareve, rregullimi i banjove si dhe vendosja e nxemjes qëndrore.Punimet janë të parapara që të përfundojnë deri me daten 10 dhjetor të këtij viti kalendarik, atëher kur shkolla amë do të fitojë kushtet dhe pamjen e re.

Sa i përket paraleles së ndarë në Sukubine atje punimet janë ndalur si shkak i mos shlyerjes së mjeteve të plota nga ana e Komunës së Ulqinit, Diasporës dhe Ministrisë përkatëse. Drejtori Alim Jahaj tha se nxënësit e shkollës së Sukubinës mësimin do ta fillojnë në shkollën amë nëe Katërkollë, ndërsa për transportin e tyre në biseda me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun kanë rënë dakord se do të gjejnë nje zgjidhje  për lehtësimin e pagesës së transportit.

  • 1

    Radio