Në Serbi gërmohet sot edhe për 200 trupa të shqiptarëve të vrarë

Prej tvteuta10:01, 16 Nëntor 2015

Gërmimet në varrezat e supozuara masive në Rudnicë dhe Rashkë të Serbisë, do të nisin sërish sot.

Edhe pse pala serbe kishte nisur këto gërmime ditën e premte, ato u konsideruan të njëanshme, dhe reagimi ka qenë i shpejtë i palës kosovare.Ky fakt kishte detyruar Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit, që të mbajë takim të jashtëzakonshëm dhe përmes ndërmjetësuesve ndërkombëtarë të arrihet marrëveshja që edhe përfaqësues nga Kosova të jenë pjesëmarrës gjatë punimeve në gërmimet vlerësuese, ku dyshohet se ka mbetje mortore të trupave të shqiptarëve që janë varrosur në një varr masiv në këtë vend, janë edhe 200 trupa që dyshohet se mund të jenë në varrezat masive në regjionin e Serbisë.

  • 1

    Radio