Sociale Më shumë

Në qendër të vëmëndjes pastrimi i kanalit Port Milena dhe atij të Braticës

Prej tvteuta16:25, 28 Korrik 2016

Kryetari i Komunës Nazif Cungu , sëbashku me Sekretarët e  sekretariateve dhe  bashkëpunëtorë të tjerë  pritën në një takim pune  përfaqësuesit e  kompanisë sllovene  për aplikime  ekologjike  të kryesuar nga  Alenka Zallaznik.

Këta njoftuan  të pranishmit me  aktivitetet që kanë ndërmarrë dhe ata që priten  rreth realizimit të një pilot projekti  me vlerë 30 mijë euro,  projekt që po realizohet  në afërsi të hotelit ,,Otrant ,,falë Komunës,shtetit të  malit të Zi dhe atij të Sllovenisë. Ky projekt ka të bëjë me pastrimin e ujrave të zeza dhe ecuria e tij do të aplikohet  më pas edhe tek kanali  i Braticës dhe  në Portomilenë.

E njëjta  kompani  do të bëjë analizën e  ujit dhe  baltës dhe  do të përgatisë  raportin  dhe masat që  duhet ndërmarrë. Pilot projekti duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti kalendarik e në takim obligime iu ndanë dhe Sekretariateve  të komunës  tonë.

Projekti  u tha se është i një rëndësie  të vecantë  dhe se ai  ngushtësisht  është i lidhur me  projektin pasues  që do të rregullojë cështjen e kanalizimeve  në katër lagje  të komunës qe pritet të fillojë të realizohet  nga  fundi  i këtij viti.Në takim u dëgjua  se pas sezonit turistik  pritet të bëhet pastrimi i  kanalit të Braticës, që jo rralle  eshte bërë burim ndotjesh  dhe vatër e mushkajave.

  • 1

    Radio