Në Podgoricë protesta e Sindikatës së Mjekëve të Zgjedhur

Prej tvteuta16:49, 3 Qershor 2023

Sindikata e Mjekëve të Zgjedhur të Malit të Zi sot në ora 12 ka nisur protestën në Podgoricë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, siç kanë thënë më herët, për problemet e mjekëve në nivelin parësor shëndetësor.
Ata kujtojnë se kanë vendosur të protestojnë pasi kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se nuk janë përfaqësues dhe se për momentin nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e takimit.
Sindikata e Mjekëve të Zgjedhur të Malit të Zi  bëri të ditur se ndër të tjera kërkojnë që padrejtësia e shkaktuar nga Marrëveshja e re Kolektive e Degës ndaj mjekëve të zgjedhur të korrigjohet sa më shpejt dhe të kthehet modeli i strukturuar i përllogaritjes së pagave  dhe shërbimeve në pagat e muajit maj.
Ata u bënë thirrje kolegëve dhe qytetarëve që të mbështesin protestën.
Ata theksuan se si mjekë dhe qytetarë janë të zhgënjyer me qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë ndaj tyre.

  • 1

    Radio