Aktuale Më shumë

Në parkun publik Zenelaj zhvillohet festivali “Woman peace”

Prej tvteuta16:40, 28 Tetor 2022

Për gjatë dy ditëve në parkun publik Zenelaj në Anë të Malit u zhvillua  festivali ndërkombëtar “Women peace”, i organizuar nga shoqata “Globus Art” nga Ulqini dhe shoqata “Jehona e Shkodrës” nga Shkodra.

Në kuadër të këtij festivali u mbajt panairi i artizanatit dhe arteve vizuale ku punën e tyre e prezantuan artizanë dhe artistë nga Mali i Zi , Shqipëria, Serbia dhe nga vende të tjera të rajonit.

Njëri nga organizatorët, Xhelal Halili , producent i shoqatës “Jehona e Shkodrës”, u shpreh se bashkëpunime të tilla janë më së të nevojshme për zhvillimin e artit dhe kulturës për të dy vendet si për Malin e Zi ashtu edhe për Shqipërinë.

Pas vizitave në stenda ku ishin të paraqitura punime dhe produkte të shumta artizanale, të pranishmit patën mundësi të argëtohen edhe me programin artistik muzikorë.

 

  • 1

    Radio