Sociale Më shumë

Në ndihmë të fëmijëve me autizëm (VIDEO)

Prej tvteuta10:40, 31 Tetor 2015

Qëndra psiko – edukative “Ylber Shprese” është themeluar që nga viti 2010 në Katërkollë. Kjo qëndër ka për qellim kujdesin ndaj fëmijeve me autizëm si dhe të atyre me sindromin dawn. Në këtë qëndër janë ëe regjistruar rreth 25 fëmijë ku për momentin vetëm 5 prej tyre e frekuentojnë atë. Drejtoresha e kësaj qëndre Indira Zaga e cila njëherit është edhe logopede tha se në komunën e Ulqinit ka numër të konsiderueshëm të fëmijëve me aftësi të veçanta mirëpo shumë prindër kanë drojë që ta pranojnë këtë gjë dhe të kërkojnë ndihmë.

Në këtë qëndër me fëmijët punon edhe psikologu dhe mësuesi i ciklit të ulet. Psikologia Edona Teliqi tha se programi i tyre i mësimit është metoda Aba, e cila në vete përmban zhvillimin e mësimit individual dhe me anë të fotografive. Qëndra punon çdo ditë të javës , pagesa per një orë mësimi 60 minutëshe është 7 euro.

  • 1

    Radio