Aktuale Më shumë

Në më pak se 20 ditë policia kufitare ka sekuestruar 183 kg marijuanë

Prej tvteuta19:06, 28 Tetor 2022

Nga data 7 deri më 25 tetor, policia kufitare ka sekuestruar rreth 183 kilogramë (kg) marijuanë dhe 303 kg duhan të prerë në zonën kufitare me Shqipërinë.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se me datë 7 tetor, efektivët e policisë kufitare kanë pikasur tre persona të cilët po transportonin thasë të ngarkuar.

Sipas policisë, pas kësaj ata tre persona janë takuar me dy të tjerë, të cilët i kanë ngarkuar thasët në një automjet.

“Me të parë automjetet zyrtare të policisë, personat kanë filluar t’i hedhin thasët”, thuhet në njoftim.

Mësohet se efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan 40 pako PVC me marijuanë me peshë rreth 40 kg, si dhe 600 pako duhan të prerë me peshë rreth 303 kg.

Në vendngjarje, siç tha policia, ka gjetur N.G. (30) dhe A.S. (28) nga Tuzi.

Për ngjarjen thuhet se policia e Podgoricës ka njoftuar prokurorin e shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, i cili ka urdhëruar që N.G. të arrestohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.

Ndërsa prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë ka urdhëruar që të bëhet kallëzim penal kundër A.S. dhe N.G. për shkak të dyshimit se si bashkëpunëtorë kanë kryer veprën e kontrabandës”, ka thënë policia.

Siç deklaruan ata, më 12 tetor, policia kufitare gjeti dy thasë të hedhur dhe një qese me 76 pako marihuanë, me një peshë totale rreth 76 kg.

Policia tha se po merren masat dhe veprimet për identifikimin e personave që kanë hedhur këtë drogë.

“Po ashtu, në aktivitetin e zhvilluar më 25 tetor, i cili kishte për qëllim shuarjen e lëndëve narkotike nëpër liqenin e Shkodrës nga Shqipëria në Mal të Zi, policia gjeti në zonën bregdetare pesë thasë me 67 pako me marijuanë”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio