Në Maqedoni problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët
Prej tvteuta27 October 2015
Dy muaj nga fillimi i vitit shkollor në Maqedoni, në disa shkolla fillore dhe të mesme mësimi zhvillohet pa libra. Ky problem është më i pranishëm te shkollat në gjuhën shqipe në Shkup. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë akuzon Ministrinë e Arsimit se, nuk ka siguruar tekste sa duhet për këto shkolla, ku numri i nxënësve rritet për çdo vit.“Nuk ka logjikë të zhvillohet mësimi pa tekste shkollore. Ministria e Arsimit dhe qeveria duhet të bëjnë çmos, që tekstet të shtypen dhe të sigurohen për nxënësit. Kështu që, fajin asnjëherë nuk mund ta bartim te drejtorët, sepse faji është i shtetit”, tha Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it.