Në Maqedoni nuk do të ketë zgjedhje me 5 Qershor
Prej tvteuta26 May 2016
Gjykata kushtetuese e anulloi vendimin për shpërndarjen e kuvendit. Në bazë të këtij vendimi Kuvendi duhet të vazhdojë të funksionojë. Përfundimisht nuk do të ketë zgjedhje as më 5 Qershor. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u komentua edhe në Kuvend. BDI-ja e mbështeti, ndërsa LSDM-ja vlerëson se ka mbështetje ligjore, por politike. Për VMRO-DPMNE-në vendimi nuk është i pranueshëm, megjithatë do ta respektojnë, raportojnë mediat maqedonase.“Kjo është lojë politike mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Kështu që vendimi në këtë moment është ligjor, por me prapavija politike. Ndryshe, kjo duhej të bëhej që në muajin Shkurt”, deklaroi Goran Sugarevski, i LSDM-së.“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne do ta respektojmë. Vlerësojmë se nuk është në pajtim me politikat e partisë sonë, por Gjykata Kushtetuese është institucion që duhet të respektohet në këtë shtet dhe ne si të tillë do ta respektojmë”, u shpreh Zoran Ilievski, VMRO-DPMNE-së.