Aktuale Më shumë

Në Mal të Zi pushojnë rreth 33.000 turistë, 3.062 në Ulqin

Prej tvteuta13:12, 30 Shtator 2022

Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi pushojnë rreth 33 mijë turistë, që është 20 për qind më shumë se vitin e kaluar, ka bërë të ditur drejtoresha e Organizatës Kombëtare Turistike (NTO), Ana Tripkoviq Markoviq. Kjo tregon se jemi në 70 për qind të rekordit të vitit 2019.

“Sipas këtyre të dhënave, kemi pasur mbi një milion e 100 mijë turistë, apo mbi gjashtë milionë e 100 fjetje, që është 44 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar”, tha Tripkoviq-Markoviq. Sa u përket të ardhurave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në gjashtë muajt e parë janë gjeneruar 237 milionë euro, që është 93 për qind e rekordit të vitit 2019: “Duhet pasur parasysh se dy tremujorët e parë përbëjnë një pjesë më të vogël të xhiros, ndërsa pjesa më e madhe e xhiros është në tremujorin e tretë”, tha Tripkoviq Markoviq.

Sa i përket Ulqinit, sipas të dhënave të fundit nga Organizatës Turistike të qytetit, në komunën tonë aktualisht po qëndrojnë 3062 mysafirë, prej të cilëve, 2892 janë të huaj, ndërsa 170 nga Mali i Zi. Shumica e mysafirëve janë në akomodim privat – 1852, 1203 në hotele, ndërsa 7 në kampe.

  • 1

    Radio