Aktuale Më shumë

Në Mal të Zi po pushojnë 144.000 turistë

Prej tvteuta15:15, 27 Gusht 2022

Sipas të dhënave që Organizata Turistike Nacionale e Malit të Zi (NTO) merr nga organizatat turistike lokale, më 25 gusht në vendin tonë kanë qëndruar rreth 144 mijë turistë, ka bërë të ditur Milena Vujoviq nga OTN.  “Krahasuar me një vit më parë kjo është gjashtë për qind më shumë dhe krahasuar me vitin rekord të 2019-ës jemi diku në nivelin 79 për qind, sipas të dhënave jozyrtare.

Kur bëhet fjalë për ato zyrtare, të dhënat e Monstat tregojnë se në muajin qershor në objektet e akomodimit kolektiv kanë qëndruar rreth 146 mijë turistë, që është dy herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Vujoviq. Sipas saj, të dhënat zyrtare për qershorin janë mjaft inkurajuese dhe pritet që të dhënat për korrik dhe gusht, kur tradicionalisht frekuentimi është më i lartë, të jenë edhe më të mira.

Qytetet Budva, Herceg Novi dhe Ulqini shënuan numrin më të madh të vizitorëve dhe kjo ka qenë gjatë gjithë sezonit, ndërsa pas tyre Tivati, Kotori dhe Tivari. “Kur shikojmë të dhënat, aktualisht ka 25 për qind më shumë vizitorë që qëndrojnë në hotele se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me vitin 2019, kemi rreth 7 për qind më shumë, që janë të dhëna e shkëlqyera kur bëhet fjalë për akomodimin në këtë kategori.” thotë Vujoviq.

Ashtu si edhe vitet e kaluara, Mali i Zi u vizitua më së shumti nga turistët e rajonit, por këtë vit pati edhe një numër të madh të mysafirëve nga Izraeli, Evropa Perëndimore, Çekia, Polonia, Hungaria, por edhe nga vendet skandinave.

  • 1

    Radio