Në Mal të Zi nuk ka të infektuar me ZIKA

Prej tvteuta09:43, 2 Gusht 2016

Në Mal të Zi për momentin nuk ka asnjë rast të infektimit me virusin ZIKA, njoftohet nga Instituti për shëndet publik. Megjithatë, nga ky institucion bëjnë apel që kujdesi të jetë më i lart duke pasur parasysh sezonin e verës dhe mundësitë më të mëdhaja të infektimit.

Mushkonjat e llojit Aedes, të cilat njihen si përçuesit e kësaj sëmundjeje, gjenden në numër të vogë edhe në vendin tonë, kurse te llojet e mushkonjave vendase deri tani nuk janë regjstruar raste të këtij virusi. Poashtu njofothet se nuk janë regjistruar as raste të sëmundjeve tjera që përçohen nga mushkonjat, si malarija apo tifoja.

  • 1

    Radio