Në Mal të Zi mbi 40.000 të papunë
Prej tvteuta16 August 2016
Në bazët të statistikës së Entit për punësim, në Mal të Zi aktualisht janë të papunësuar 40.360 persona, apo 17.4 % të popullsisë së aftë për punë, çka përbën rritje prej 0,3% në krahasim me vitin e kaluar. Shkalla më e madhe e papunësisë në vend është regjistruar në vitin 2000 kur papunësia arriti në 37,5%, kurse më e ulta në vitin 2009 , vetëm 10.9% .