Aktuale Më shumë

Në Mal të Zi jetojnë 633.158 banorë, në komunën e Ulqinit 21.395

Prej tvteuta14:04, 25 Janar 2024

Administrata e Statistikave Monstat ka prezantuar rezultatet preliminare të regjistrimit, sipas të cilave në Mal të Zi jetojnë 633.158 banorë. Sipas rezultateve paraprake, në Mal të Zi ka 217,441 familje dhe 396,873 apartamente. Për kujtesë, në regjistrimin e vitit 2011, Mali i Zi kishte 625,266 banorë.

Ndihmësdrejtoresha e Drejtorisë së Statistikave, Snezhana Remikoviq, tha se numri i banorëve është rritur për dy për qind.

Më së shumti banorë janë në Podgoricë dhe Nikshiq, Tivar dhe Bjello Pole, dhe më së paku në Shavnik, Plluzhinë dhe Zhablak.

“Në shifra absolute rritja më e madhe e numrit të banorëve është në Podgoricë, rritja e amvisërive ka qenë pak më e lartë se rritja e numrit të banorëve, numri më i madh është shënuar edhe në Podgoricë, Nikshiq, Tivar dhe Bjello Pole, dhe është e rëndësishme të thuhet se kjo rritje është për shkak të ndarjes së amvisërive familjare, kështu që është e pritshme që të kemi më shumë amvisëri një anëtarëshe”, tha Remikoviq.

Ndihmësdrejtoresha e Monstat theksoi se numri i shpallur nuk ka të bëjë me personat e regjistruar në diasporë. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve në diasporë është 673.203.

“Ai dallim mund të jetë ose jo diasporë për arsye se gjatë përpunimit mund të përcaktohen raste të caktuara të dublikatave, ose se janë regjistruar persona që nuk janë njësi regjistrimi dhe e gjithë kjo do të përcaktohet me kontrollin llogaritës dhe logjik, njoftoi ajo.

Ajo shtoi se numri i banesave është rritur për 26 për qind krahasuar me regjistrimin e mëparshëm. Rritja më e madhe e numrit të banesave është në Tivat, Ulqin dhe Budva.

“Nuk ka pasur ndryshim në metodologji në pjesën e regjistrimit të banesave dhe amvisërive. Sa i përket numrit të të huajve, është një nga karakteristikat e popullsisë dhe duhet fillimisht të futen dhe më pas të përpunohen të dhënat. Për momentin, nuk kemi asnjë informacion për ndikimin e të huajve në këtë numër”.

Dokumentacioni i tenderit për softuerin për kontrollimin e të dhënave të mbledhura gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë është gati dhe tenderi do të shpallet pas miratimit të planit të prokurimit publik. Në ditët në vijim ai pret që të propozohet një kryetar i ri i Komisionit.

Drejtori i Monstat-it, Mirosllav Pejoviq, tha se dje është bërë përzgjedhja e kandidatëve për operatorë, të cilët do të fillojnë të fusin të dhënat më 1 shkurt. Siç tha ai, pritet që futja e të dhënave të zgjasë deri në gjashtë muaj.

  • 1

    Radio