Sociale Më shumë

Në Mal të Zi janë dhënë më shumë se 170,000 vaksina

Prej tvteuta10:14, 26 Maj 2021

Deri më tani, në Mal të  Zi janë dhënë 170,658 vaksina korona virus, nga të cilat 125,509 qytetarë morën dozën e parë dhe 45,149 morën dozën e dytë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Siç thuhet, sot janë dhënë 10,581 doza vaksinash, 1,664 doza të para dhe 8,917 të dyta.

“Kjo do të thotë që në Mal të Zi, mbi një e katërta e të rriturve morën dozën e parë dhe se gati dhjetë përqind u vaksinuan plotësisht,” kanë deklaruar nga  Ministria.

Deri më tani, 27.5 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dozën e parë.

  • 1

    Radio