TURIZËM Më shumë

Në Mal të Zi 92% më pak turistë

Prej tvteuta18:29, 2 Gusht 2020

Më Mal të Zi, në mesin e sezonit turistik janë të regjistruar vetëm rreth 15.000 turistë, që është 92 për qind më pak në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat të Organizatës turistike nacionale. Pronarët e hoteleve dhe apartamenteve i kanë përgjysmuar çmimet, në mënyrë që të tërheqin vizitorët, por situata nuk ka përmirsim. Mbyllja e kufijve me vendet fqinje dhe kufizimet për hyrjen e vizitorëve nga disa vende evropiane, e kanë mbytur edhe atë shpresë të pakët për një sezon sadopak normal turistik. Numri i vizitorëve gjatë fundjavës përson njëfarë rritjeje si pasojë e dyndjes së banorëve vendas në qytetet bregdetare, por ndikimi financiar është minimal dhe i pamjafueshëm për të zevendësuar të ardhurat e zakonshme. Sido që të vazhdoj ësituata, Malin e Zi e pret një dimër i ftohtë eknomik.

  • 1

    Radio