Në Liqenin e Shkodrës sulmohen rojtarët
Prej tvteuta11:23, 4 Shkurt 2024
Aktivisti qytetar Aleksandar Dragiçeviq ka deklaruar në Facebook se Vuk Saiçiq është sulmuar mbrëmë në liqenin e Shkodrës, shefi i shërbimit të mbrojtjes në atë Park Kombëtar dhe kolegët e tij.
Dragiçeviq ka shkruar se Saiçiq dhe kolegët e tij kanë mbetur të plagosur fizikisht dhe siç dëgjohet në videon që ai ka publikuar, gjithçka ka ndodhur kur rojet e sigurisë në liqen i kanë zbuluar gjuetarët.
“Janë të lënduar fizikisht, kanë tentuar t’i therojnë me gjemba, i kanë rrahur me rrema. Presim raportin e mjekut për të përcaktuar shkallën e lëndimeve. Kjo është përditshmëri për ta – gjithçka për të shpëtuar Liqenin e Shkodrës nga keqbërësit”, ka shkruar Dragiçeviq.
Rojet e sigurisë, siç thotë Dragiçeviq, shkojnë të paarmatosur, duke rrezikuar jetën e tyre “kundër disa grupeve të organizuara kriminale që veprojnë buzë liqenit”.
“Kështu e marrin rrogën”, ka përfunduar Dragiçeviq.