Sociale Më shumë

Në kuadër të manifestimit “Dita e sheges” u shfaq dokumentari “Tradita”

Prej tvteuta10:11, 11 Nëntor 2016

Në kuadër të manifestimit ”Dita e shegës” , mbrëmjen e së enjtës në restorantin Lamiga  u shfaq dokumentari “Tradita” . Ky dokumentar është realizim i projektit “Aktivitetet e shoqërive artistike ndër vite në Anë të Malit, si dhe themelimi i Shoqatës Artistike Tradita”. Projekti mbështet nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi, BKA dhe shoqata Shqiptaro Amerikane në NY.

Gazmend Kovaçi njëherit edhe përsoni i cili ka punuar në realizimin e dokumentarit “TRADITA”  ,u shpreh për Televizionin Teuta se qellimi i këtij dokumentari është prezantimi i trashigimisë kultutore si dhe gjithë spektri i historive të shoqatave kultutore artistike në Ulqin por me theks të veçant në trevën e Anës së Malit,shoqëri këta të cilat kanë pasur aktivitet që nga vitet e 60-ta  e gjërë më tani. Kovaçi tha se një pjesë e mire e dokumetarit i është kushtuar edhe aktivitetit kronologjik të Shoqërisë Artistike  Tradita, e koceptuar në atë formë që të bëhët prezantimi i këngës, folklorit , muzikës , vallëzimit dhe kostumografisë së kësaj treve.

Të pranishmit të cilët ishin në numër të madhë si nga skena politike, kulturore, fetare, sportive dhe nga skena e arsimit e të gjithë qytetarët e tjerë, patën mundësi që për rreth 60 minuta të ndjekin dokumetarin “Tradita” dhe të rikujtonin traditën e lashtë folklorike.

 

  • 1

    Radio