Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Në Kroaci filloi heshtja zgjedhore

Prej tvteuta16 April 2024

Në Kroaci, heshtja zgjedhore dyditore hyri në fuqi në mesnatë përpara zgjedhjeve parlamentare të së mërkurës, më 17 prill dhe do të zgjasë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Sipas njoftimeve të mediave, në Kroaci do të hapen më shumë se 6500 qendra votimi, ndërsa dita e parë e votimit është të martën në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore jashtë vendit, si zonë e veçantë. Janë 2,302 kandidatë që konkurrojnë për 151 mandate në parlamentin kroat në gjithsej 165 lista. E mërkura e 17 prillit do të jetë ditë jopune në Kroaci.